CMS Web Faqe

News
  • JoomlaWorks Simple Image Rotator
  • JoomlaWorks Simple Image Rotator
  • JoomlaWorks Simple Image Rotator

SearchSearch

Pavarėsia e Kosovės e pashmangshme

f.0220182458512_m.jpg

Pavarësia e Kosovës e pashmangshme

Zyrtarë më të lartë evropianë kanë shprehur hapur qëndrimin e tyre pro deklaratës së pavarësisë së Kosovës, duke e konsideruar atë si të pashmangshme. Në përfundim të punimeve shumica e europarlamentarëve ranë dakord që Kosova është një rast sui gerenis, pra që nuk përbën precedent për vendet e tjera.



Komisioneri për zgjerim i BE-së, Olli Rehn, theksoi rëndësinë e dërgimit të misionit të BE-së në Kosovë, pasi procesi në Kombet e Bashkuara përfundoi pa sukses. Në fjalën e mbajtur në debatin për Kosovën në Parlamentin Evropian në Strasburg Rehn dënoi dhunën në pikat e kalimit kufitar me Serbinë, ndërsa i bëri thirrje "të gjithë liderëve dhe popujve të rajonit që të ruajnë qetësinë dhe stabilitetin". Në vijim të fjalimit të tij komisioneri Rehn u shpreh se Kosova është e detyruar të respektojë gjerësisht të drejtat e serbëve të Kosovës, veçanërisht në fushën e arsimit, të kulturës dhe të shëndetësisë sipas "propozimeve gjithëpërfshirëse të Martti Ahtisaarit". Duke folur për festimet në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga zyrtarët e Prishtinës, Rehn i vlerësoi ato të "të hareshme, por të përgjegjshme". Ndërsa eurodeputetja Doris Pack, në fjalën e saj u shpreh se pavarësia e Kosovës u shpall, se tashmë Kosova është shtet. Pavarësia ishte e pashmangshme-mësohet të ketë thënë Pack në Parlamentin Evropian. Gjithashtu ajo e cilësoi si jetike vendosjen e shtetit ligjor në Kosove për të bërë të mundur luftimin e kriminalitetit. Në lidhje me misionin EULEX në Kosovë ajo tha se Bashkimi Evropian është në unitet për këtë mision. Gjithashtu eurodeputetja Pack theksoi se duhet të zbatohet Plani Ahtisaari, të respektohen minoritetet, kufijtë dhe shteti ligjor. Ndersa ministri i Jashtëm slloven, Dimitrij Rupel, tha se Serbia ka nevojë për Bashkimin Evropian, ashtu sikurse edhe Bashkimi Evropian ka nevojë për Serbinë. Deklarata e pavarësisë së Kosovës - tha Rupel - nuk ishte e papritur. Negociatat mes palës serbe dhe shqiptare nuk sollën ndonjë rezultat. Pavarësisht Rezolutës 1244, Kosova është parë si një rast sui generis. Në përfundim të punimeve shumica e europarlamentarëve ranë dakord që Kosova është një rast “sui gerenis”, pra që nuk përben precedent për vendet e tjera. Nga ana tjetër Rusia ka kritikuar ashpër misionin që Bashkimi Evropian planifikon të dërgojë në Kosovë, duke thënë se dislokimi i forcave pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar. /news24/

 
Tjetri >